Elvana Gjata në garë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision?!

Elvana Gjata në garë për ta përfaqësuar Shqipërinë në Eurovision?!

Këtë vit pritet të mbahet festivali i 58-të i Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) me ç’rast njëzetepesë artistë do të konkurrojnë që të arrijnë të përfaqësojnë Shqipërinë në Eurovision.

Në mesin e shumë emrave të njohur është lakuar edhe ai i këngëtares shqiptare me vokal mahnitës, Elvana Gjata, shkruan Insajderi.

Sipas listës së publikuar nga portali shqiptar “NewsBomb” në këtë listë pos Elvana Gjatës pritet të konkurrojë edhe Robert Berisha i cili nuk ka shumë kohë që është bërë pjesë e estradës.

Edhe Arilena Ara do të jetë pjesëmarrëse në këtë festival, ndonëse nuk mungojnë as emrat si Olta Boka, Era Rusi, Stresi e Kanita.

Më poshtë e gjeni listën jo zyrtare të emrave pretendent për ta përfaqësuar Kosovën në Eurovision:

Bojken Lako
Devis Xherahu
Genc Tukiqi
Valon Shehu
Wendy Mancaku
Genti Deda
Kanita Suma
Olta Boka
Arilena Ara
Kamela Islamaj
Renis Gjoka
Eugent Lito (GENA)
Eli Fara ft Stresi
Kastro Zizo
Alberie Hadergjonaj
Robert Berisha
Era Rusi
Aldo Bardhi
Elvana Gjata
Sara Bajraktari
Aurora Kapo
Tiri Gjoci
Nita Latifi
Algert Salaj
Arjeta Palushaj

/ © Insajderi /