Elvana Gjata publikon klipin e ri nga arratia

Elvana Gjata publikon klipin e ri nga arratia

Pasi u shpall si një person i implikuar në ngjarjen që ndodhi në zonën e ish-Bllokut, ku mbeti i vrarë një person dhe dy të tjerë u plagosën, Elvana Gjata u shpall në kërkim.

Në ngjarjen e rëndë është i përfshirë edhe i dashuri i saj, Ervin Mata, i cili gjithashtu është në kërkim. Por ndërsa të gjithë presin që këngëtarja të vijë dhe të japë dëshminë e saj për ngjarjen, ajo ka publikuar klipin më të ri.

Kënga vjen në bashkëpunim me PooBear dhe Elvana është bërë një super yll në klipin e publikuar vetëm pak orë më parë.

“Shade” titullohet klipi që mban emrin e PooBear ft. Elvana që vjen në gjuhën angleze dhe me një imazh super të kuruar të këngëtares.

Këngëtarja e cila nuk i ka bërë asnjë reklamë klipit të ri në Instagram, duket mjaft tërheqëse me 3 paraqitje të ndryshme që e bëjnë të duket shumë tërheqëse dhe sensuale.