Elvana shpalos detaje të reja për projektin e ri

Elvana shpalos detaje të reja për projektin e ri

Prej disa muajsh ajo ishte “zhdukur” nga rrejtet sociale duke qenë se tashmë jeton edhe jashtë vendit, dhe punon në projekte të reja ndërkombëtare.

Por prej disa ditësh këngëtarja ka nisur të jetë aktive me postimet e saj.

Së shpejti pritet të publikohet kënga e saj re, e cila thuhet se do të vijë si një bashkëpunim artistin me famë botërore David Guetta.

Gjatë ditës së sotme Elvana ka publikuar një pamje nga videoja e klipit dhe këngës së re që pritet të dalë së shpejti. Në atë pamje në përshkrim ka shkruar “Forever is over” (Përgjithmonë ka mbaruar).

Mund të jetë edhe frazë apo edhe titull i këngës së re, pasi që dhe me 17 prill ajo ka postuar një foto në Instagram me përshkrimin “WHEN FOREVER IS OVER ..WILL YOU BE HERE..?” (Kur përgjithmonë të ketë mbaruar ..a do të jesh ende këtu..?).

Por, ajo çfarë dihet saktësisht është se në datë 14 qershor Elvana do ta publikojë surprizën e madhe për të cilën ka muaj që është duke punuar, surprizë të cilën e ka paralajmëruar tri ditë më parë përmes videos “Identity”(Identiteti). /Insajderi.com