Emailet që zbardhin raportet e vërteta mes Trumpit dhe Rusisë

Emailet që zbardhin raportet e vërteta mes Trumpit dhe Rusisë

Djali i Donald Trump të martën ka shkruar në Twitter për një shkëmbim e mesazheve me publicistin Rob Goldstone. Mesazhet më poshtë janë ri-organizuar për të treguar në mënyrë kronologjike mesazhet që Trump Jr kishte shkëmbyer.

3 qershor 2016, në orën 10:36, Rob Goldstone shkroi:

Mirëmëngjesi,

Emin sapo telefonoi dhe më kërkoi t’ju kontaktoj për një gjë shumë interesante.

Këtë mëngjes, kryeprokurori i Rusisë u takua me babanë e tij Aras dhe në takimin e tyre ofroi që të sjellë fushatës së Trump disa dokumente zyrtare dhe informacione që do ta inkriminojnë Hillaryn dhe marrëdhëniet e saj me Rusinë. Këto informata do të ishin shumë të dobishme për babanë tuaj.

Ky është padyshim një informacion shumë i ndjeshëm, por është pjesë e Rusisë dhe mbështetjes së qeverisë për zotin Trump –  e përcjellur nga së bashku Aras dhe Emin.

Çfarë mendoni se është mënyra më e mirë për të trajtuar këtë informacion dhe a do të ishit në gjendje të bisedoni drejtpërdrejt me Eminin?

Këtë informacion mund ta dërgoj edhe te babai juaj nëpërmjet Rhona, por mesazhi është shumë i ndjeshëm, kështu që dëshiroja të ju kontaktoja juve së pari.

Gjitha të mirat,

Rob Goldstone

Emin Agalarov është një këngëtarë rus i zhanrit pop, i lindur në Azerbajxhan.

Babai i tij është Aras Agalarov është një miliarder oligark, në vitin 2013 u bashkua me Donald Trump për të sjellë konkursin e Miss Universe në Moskë.

Emin është një partner biznesi dhe mik i familjes Trump. Sipas publicistit të tij Rob Goldstone, Emin ishte ai i cili kërkoi takimin kontrovers.

Rhona Graff është sekretaresha e cila më së gjati i shërbeu Donald Trump. Ajo ishte asistentja e tij personale për dy dekada të tëra.

3 qershor 2016, në 10:53, Donald Trump Jr ka shkruajtur:

Faleminderit Rob unë e vlerësoj këtë. Unë jam duke udhëtuar për momentin, por ndoshta unë duhet të flas për Emin së pari. Duket se kemi pak kohë dhe nëse kjo cfarë thua është e vërtetë më pëlqen, sidomos më vonë për këtë verë. A mund të bisedojmë në telefon javën e ardhshme kur të kthehem?

Gjitha të mirat,

Don

Rob Goldstone ndihmoi të organizojë takimin e 9 qershorit në Trump Toëer. Ai ka lindur në Britani të Madhe dhe punon për një firmë që ka përfaqësuar Michael Jackson, Best Buy dhe klientë të tjerë të famshëm. Ai me Agalarovët ndihmoi në realizimin e konkursit të vitit 2013 Miss Universe, në Moskë.

Dërguar: E hënë, qershor 06, 2016 12:40 PM

Për: Donald Trump Jr.

Tema: Re: Rusi – Clinton – private dhe konfidenciale

Përshëndetje Don

Më lejoni të di kur jeni të lirë të flisni me Emin në telefon në lidhje me informacionet e Hilary – ju keni përmendur këtë gjë në fillim të kësaj jave kështu që desha të  planifikoj orën dhe ditën.

Të gjitha të mirat ty dhe familjes,

Rob Goldstone

Më 6 qershor 2016, në orën 15:03, Donald Trump Jr shkroi:

Rob mund të flasim tani?

d

Nga: Rob Goldstone

Dërguar: E hënë, qershor 06, 2016 3:37 PM

Për: Donald Trump Jr.

Tema: Re: Rusi – Clinton – private dhe konfidenciale

Më lejoni ta gjej atë në Moskë

Çfarë numri mund të ju telefononte?

Më 6 qershor 2016, në orën 15:38, Donald Trump Jr shkroi:

Në telefonin tim. Faleminderit

d

Më 6 qershor 2016, në orën 3:43, Rob Goldstone shkroi:

Ok ai është në skenë në Moskë por duhet të përfundojë brenda 20 minutash kështu që unë jam i sigurt se mund të telefononi Rob

Më 6 qershor 2016, në orën 16:38, Donald Trump Jr shkroi:

Rob të faleminderit për ndihmën.

D

Më 7 qershor 2016, në orën 16:20, Rob Goldstone shkroi:

Don

Shpresoj se gjithçka është mirë

Emin kërkoi që unë të organizoj një takim me ju dhe avokatin e qeverisë ruse që është duke fluturuar këtë të enjte, nga Moska tek ju.

Unë besoj se ju jeni në dijeni për takimin – dhe kështu desha të ju pyes nëse të enjten në ora 15:00 do të ju konvenonte, apo edhe më vonë?

Supozoj se do të mbahet në zyrën tuaj.

Gjitha të mirat,

Rob Goldstone

“Avokatit të qeverisë ruse” i referohet këtu Natalia Veselnitskaya, një avokate ruse që ka lobuar gjerësisht për shfuqizimin e Aktit Magnitsky, një ligj amerikan 2012 që dënon shkelësit rusë të të drejtave të njeriut.

Rusia iu kundërpërgjigj kësaj duke ndaluar birësimet amerikane të fëmijëve rusë. Megjithëse ajo e mohoi këtë më 11 korrik në një intervistë të NBC News. Neë York Times raportoi se Veselnitskaja është e lidhur me Kremlinin.

Më 7 qershor 2016, në ora 16:16, Donald Trump Jr shkroi:

Si ju duket rreth orës 3 në zyrat tona? Faleminderit Rob e cmoj që je duke ndihmuar që takimi të organizohet.

Më 7 qershor 2016, në orën 5:19, Rob Goldstone shkroi:

Perfekt … Unë nuk do të ulen në takim, por do ti sjellë ato në orën 15:00 dhe të bëj prezantantimin etj.

Unë do të dërgoj emrat e dy njerëzve më vonë, për shkaqe sigurie.

Gjitha të mirat,

Rob

Më 7 qershor 2016, në orën 18:14, Donald Trump Jr shkroi:

Shumë mirë. Sipas të gjitha gjasave unë dhe Paul Manafort (bosi i fushatës), vëllai im dhe unë. 725 Ave  në katin e 25-të.

D

Paul Manafort ishte kryetari i fushatës së Trump aso kohe. Muajin e kaluar, ai u regjistrua në mënyrë retroaktive si një agjent i huaj për të lobuar punën që bëri në Ukrainë, në emër të një partie pro-ruse. Një lobist DC i cili punoi për të lehtësuar lidhjet e fushatës së Trump me krijimin republikan, ka mohuar kontaktin me Rusinë gjatë fushatës.

Jared Kushner është kunati i Donald Trump Jr. dhe ishte këshilltar i fushatës së Trump në atë kohë. I martuar me Ivanka Trump, Kushner është aktualisht një këshilltar i lartë i Presidentit Trump.

Nga: Rob Goldstone

Dërguar: E mërkurë, 08 qershor 2016 10:34 AM

Për: Donald Trump Jr.

Tema: Re: Rusi – Klinton – private dhe konfidenciale

Miremëngjes

A do të ishte e mundur që të nesërmen takimi të mbahet orën 16:00, pasi avokati rus është në gjykatë deri në orën 3. Sapo u informova.

Gjitha të mirat,

Rob

Më 8 qershor 2016, në ora 11:15, Donald Trump Jr shkroi:

Po Rob unë mund ta bëjë këtë… vetëm më bëni të ditur dhe unë do të jem aty me cdo kusht.

d

Donald J. Trump Jr.

Zëvendës Presidenti Ekzekutiv i Zhvillimit dhe Blerjeve Organizata Trump

725 Fifth Avenue | Nju Jork, NY | 10022 | [Redakto] trump.com

Nga: Rob Goldstone

Dërguar: E mërkurë, qershor 08, 2016 11:18 AM

Për: Donald Trump Jr.

Tema: Re: Rusi – Klinton – private dhe konfidenciale

Ata nuk mund të arrijnë sot në takim, pasi ajo nuk ka zbritur ende nga Moska. 16:00 do të ishte shumë mirë për nesër.

Gjitha të mirat,

Rob

Nga: Donald Trump Jr.

Dërguar: E mërkurë, 08 qershor 2016 12:03 PM

Për: Jared Kushner; Paul Manafort

Tema: FË: Rusia – Clinton – private dhe konfidenciale

Takimi u zhvendos nesër në orën 16:00, në zyrat e mia.

Gjitha të mirat,

Don

D