Ish zëvendës ministri dhe u.d. Ministri i Punëve të Jashtme ne Qeverinë e Republikës së Kosovës, sot nga Bordi Drejtues i Institutit për afirmimin e marrëdhënieve ndëretnike është emëruar Drejtor i Departamentit për bashkëpunim me Vatikanin.
Me këtë emërim në këtë pozitë, IAMN synon që të avancojë bashkëpunimin me Vatikanin në fushat përkatëse më interes për dy shtetet me theks të veçantë në fushëveprimin e njohjes së shtetit të Kosovës nga ana e Vatikanit.
Emanuel Demaj është personi adekuat për zhvillimin dhe avancimin e marrëdhënieve në mes të Vatikanit dhe Kosovës, thuhet në deklaratën e Bordit të IAMN.