Emanuele Ndoj kërkohet nga Cagliari

Emanuele Ndoj kërkohet nga Cagliari

Dëmtimet i hoqën mundësinë Emanuele Ndojit që një vit më parë të shpaloste aftësitë e tij në Serie A, edhe pse në rrugën deri në elitën e futbollit italian pati një rëndësi të madhe së bashku me mesfhuroin e transferuar te Milan, Tonalin, njofton Insajderi.

Por e shkuara tashmë është lënë pas dhe tregu i transferimeve mund t’i japë sërish mundësinë për tu rikthyer në Serie A.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, Cagliari ka hyrë në bisedime me klubin e Brescia-s për të siguruar shërbimet e Emanuele Ndojit.

Lojtari i Kombëtares shqiptare ka cilësitë e duhura për të bërë mirë në mesin e fushës dhe në këto momente të fundit të afatit kalimtar pritet të vendoset edhe e ardhmja e ish lojtarit të Romës. /Insajderi.com