Emanuele Ndoj shënon gol për Brescia-n në Serie B

Emanuele Ndoj shënon gol për Brescia-n në Serie B

Një histori vërtet mbresëlënëse është ajo e Emanuele Ndojit te Brescia. Mesfushori shqiptar u kthye në përballjen e sotme kundër Frosinones, teksa kishte 21 ndeshje pa luajtur me ekipin e tij për shkak të një dëmtimi të rëndë që ka kaluar, njofton Insajderi.

I ulur në stolin e Brescias, trajneri zgjodhi që ta aktivizojë në minutën e 60-të kundër Frosinones. E teksa ndeshja po shkonte drejt fundit në minutën e 93-të, Ndoj nuk e kishte thënë ende fjalën e tij. Një gol disi i çuditshëm ka ardhur nga mesfushori shqiptar që pas vetëm një prekje të topit, ka gjetur cepin e rrjetës.

Pa u sforcuar dhe marrë vrull për ta goditur topin, por me një lëvizje inteligjence që shihet rrallë në futboll. Menjëherë ka shkuar për të festuar si i çmendur bashkë me gjithë pjesën tjetër të ekipit për marrjen e tre pikëve dhe lehtësimin e madh pas kohës së vështirë që ka kaluar. /Insajderi.com