Emërimet politike nga VV-ja, Vela: Ky model është dashur të ndalet me 6 tetor

Emërimet politike nga VV-ja, Vela: Ky model është dashur të ndalet me 6 tetor

Me vendimi e ri të Qeverisë në detyrë, Mentor Hyseni dikur kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, është vendosur në pozitën e kryesuesit të kompanisë Rajonale Ujësjellësi në “Prishtinë”, ndërsa Artan Dermaku, anëtar i Vetëvendosjes është zgjedhur anëtar Bordit të ndërmarrjes publike “Hekurudhat e Kosovës”, shkruan Insajderi.

Në lidhje me këto emërime politike ka pasur reagime të shumta, meqë Vetëvendosje, si parti gjithmonë deklarohej se duhet të ketë ç’kapje të shtetit.

Edhe Blerim Vela, njohësi i çështjeve politike ka reaguar ndaj emërimeve që janë bërë sot nga Qeveria në detyrë në ndërmarrjet publike.

Vela ka thënë se çdo kthim në modelin kur libreza partiake krijon përparësi në emërim është përsëritje e gabimit.

Sipas tij kjo lloj politike do të duhej përfundonte me datën 6 tetor

Postimi i plotë i Veles pa ndërhyrje:

Emerimet ne bordet/ekipet drejtuese te kompanive publike pa ndjekjen e kritereve strikte profesionale dhe pa perfshirjen e projektit te Ambasades Britanike, sic eshte premtuar ne programin qeveritar, eshte improvizim.

Cdo kthim ne modelin kur libreza partiake krijon perparesi ne emerim eshte perseritje e gabimit qe qeverisjet e kaluara e kane bere ne menyre te sistematike. Sidomos, kur emerimet e tilla kerkojne profil profesional qe shume vete e kane ne Kosove.

Ai model eshte dashur te perfundoj njehere e pergjithmone me 6 tetor.