Qeveria e Kosovës ka emëruar Bordin Drejtues të Fondit për Sigurinë Shëndetësore, ndërkaq emrat e tyre nuk u bënë publikë.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj tha se funksionalizimi i këtij bordi është i nevojshëm për qytetarët.
Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, u miratua edhe projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Financimin e Subjekteve Politike.
Zëvendëskryeministri, Driton Selmanaj duke arsyetuar këtë projektligj tha se me anë të tij parashihet të ketë kontroll më të madh dhe auditim të subjekteve politike.
Mbledhja e qeverisë është duke vazhduar ku po trajtohen një sërë çështjesh. /Insajderi.com