Emërohet drejtori i ri i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj

Emërohet drejtori i ri i Drejtorisë së Arsimit në Ferizaj

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu ka emëruar sot drejtorin e ri të Drejtorisë së Arsimit.

Përmes një njoftim në faqen zyrtare të Komunës së Ferizajt, Aliu ka bërë të ditur se në krye të kësaj drejtorie ka ardh Afrim Llabjani.

“Drejtor i ri i Drejtorisë së Arsimit është emëruar z. Afrim Llabjani. Drejtori i ri i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Afrim Llabjani ka të përfunduar Fakultetin Filozofik, dega Pedagogji. Ai ka përvojë të gjatë në sektorin e arsimit, duke shërbyer në këtë drejtori për shumë vite me radhë”, thuhet në njoftim.