Portretet e emigrantëve të realizuara në madhësi natyrore nga artistja Betsy Ashton e këqyrin shikuesin në sy, të etur për të treguar historitë se si i braktisën shtëpitë e ty" />

Emigrantët përballë Trumpit

Emigrantët përballë Trumpit

Portretet e emigrantëve të realizuara në madhësi natyrore nga artistja Betsy Ashton e këqyrin shikuesin në sy, të etur për të treguar historitë se si i braktisën shtëpitë e tyre dhe gjetën guximin të përballen me sfida në tokë të huaj. Ashton ka thënë se i bëri ato piktura me ngjyra vaji për të kundërshtuar atë që ajo e quan një narrativë fallse politike të nxitur nga administrata e presidentit Trump.

“Unë thjesht mora vendim se ka ardhur koha që historia të balancohet, ka ardhur koha e përpjekjes për të kundërshtuar këtë zemërim drejtuar një grupi të njerëzve që nuk e meritojnë”, thotë Ashton.

“Portretet e emigrantëve” janë të paraqitura në ekspozitën në kishën “Riverside”, nja 10 milje larg lumit Hudron të Ishullit Ellis, ku 12 milionë të ardhur janë vendosur aty që nga viti 1892 deri më 1954. Statuja e Lirisë që është mbi ishull, që përmes një pllake i kërkon botës: “Më jepni masat e lodhura nga varfëria që të mund të frymojnë të lirë”, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Portretet përfshijnë mësues, sipërmarrës, infermierë, shtëpiakë, aktorë, politikanë dhe të ardhur nga Afrika, Amerika Latine, Karaibet, Azia dhe Evropa. Ata janë të ardhur të rinj, por qëndrojnë aty për një kohë të gjatë. Disa nga ata janë me nënshtetësi amerikane, disa posedojnë dokumentacionin e nevojshëm, e disa të tjerë hiçgjë.

Historitë e tyre ish-gazetarja e CBS-së i shkroi dhe ia bashkëngjiti secilit portret për të treguar vështirësitë për t’u bërë pjesë e një kulture të re, mësimit të një gjuhe të re për të përmbushur premtimin për një jetë më të mirë.

“Portreti kolektiv i emigrantëve është përvojë kolektive, jo veç përvojë individuale”, ka thënë Ron Kim, që në New York ka ardhur nga Koreja e Jugut si 6-vjeçar. Ai është fotografuar në zyrën e tij në Asamblenë e New Yorkut, ku ai përfaqëson “Queens”- njërën prej pesë lagjeve të qytetit.

Një tjetër imigrant përjetësuar në pikturat me ngjyra vaji është Abdul Saboor, që u mësoi trupave të SHBA-së kulturën e Afganistanin para se të zhvendosej para pesë vjetësh.

Sipas Saborit, tashmë qytetar amerikan i punësuar në një firmë në New York, ekspozita e Ashtonit iu ka dhënë mundësi amerikanëve të imagjinojnë veten në “lëkurën time”. Si kandidat në vitin 2016, Trumpi ka nxitur një entuziazëm kundër emigrantëve duke e akuzuar Meksikën që ua ka sjellë tregtarët e drogës, bandat dhe përdhunuesit në vend, mbështetësit e tij i kërkuan atij shumë zëshëm të ndërtojë një mur përgjatë kufirit jugor të ShBA-së. Si president, Trumpi ka ruajtur retorikën kundër emigrantëve të paligjshëm, gjithashtu ka kërkuar të ngushtohen rrugët e emigracionit dhe udhëtimeve, qofshin ato edhe të ligjshme. Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj kërkesës për t’u deklaruar mbi këtë histori.

Ashton thotë ta ketë dëgjuar Trumpin gjatë kampanjës, pas një predikimi fetar të së dielës dhe se figura fetare shtegtuese e Samaritanit e frymëzoi atë për të punuar në tregimet e vërteta të të ardhurve amerikanë. Në lagjen e saj “Quuens”, gati gjysma e popullsisë është e huaj, ka artistë anglezë, skocezë, uellsianë e gjermanë, paraardhësit e të cilëve mbërritën në atë vend para 300 vjetësh dhe nuk patën probleme.

Ajo e nisi me “Edin” (Rigon) shef i një pijetoreje që ajo e viziton çdo mëngjes. Ai ia mbathi nga krimi i Sao Paolos, ku ai dhe familja e tij italiane drejtonin një biznes të picave. Pastaj erdhi Beata Szakowicz Kombel, një infermiere e mjekut tek i cili Ashton kontrollohej. Ajo e la Poloninë e viteve ‘90 me ekonominë e saj të dobët. Numri i të koleksionuarve shkoi në 16-të dhe Ashton është në kërkim edhe të dy emigrantëve të tjerë nga vendet në telashe, ndër ta parapëlqen Venezuelën dhe Sirinë për të kompletuar strukturën. Duke përfituar nga temat, shpeshherë ka edhe aftësi shitëse.

“Nuk desha të jem në qendër të vëmendjes”, thotë Porez Lexama, që e la Haitin më 1990 dhe tash jep mësime të matematikës në një gjimnaz të New Yorkut. “Por ajo qe shumë bindëse”.

Ashton, puna e së cilës përfshin portrete të ekspozuara në Ambasadën e SHBA-së në Londër, ka shpenzuar dy vjet të jetës së saj në këtë projekt, prej të cilit doli me 200 mijë dollarë humbje në të hyra. Ajo po kërkon ngjarje të tjera për t’i bërë pjesë të ekspozitës, pasi ta ketë lënë kishën “Riverside”.

Ndër personazhet është edhe Angel (ky nuk është emri i saj i vërtetë), që erdhi para 20 vjetësh me një vizë turistike, Maria Solome mirëmbajtëse e shtëpisë nga Guatemala, e cila kaloi vjedhurazi përgjatë lumit Rio Grande, por së fundmi e ka marrë kartën e gjelbër dhe John Lam që ka ardhur nga Hong-Kongu si i varfër, tash drejton kompani të madhe që merret me patundshmëri. Pavarësisht origjinës, racës dhe fesë së tyre, Ashton ka thënë se emigrantët janë njëjtë të vendosur për të tejkaluar problemet, të cilat kanë bërë që ata t’i lënë shtëpitë.

“Janë guximi dhe qëndrueshmëria që vijnë me mbijetesën, sakrificën dhe rrezikun”, thotë ajo. “Këto janë cilësitë e njëjta që kemi trashëguar nga brezat e emigrantëve paraardhës”.