Emina Çunmulaj kërkon ndihmën tonë për të ndihmuar të tjerët
Insajderi
Nisur nga rastet tronditëse në Shqipëri ku u mbajtën edhe protesta në sheshin e Tiranës, Fondacioni “Fundjavë Ndryshe” me zëvendëspresidenten Emina Çunmulaj po krijon një paltformë të veçantë për gratë viktima të dhunës dhe fëmijë viktima të abuzimit seksual.
“Në kontekstin e ngjarjeve të fundit, statistikave zyrtare dhe numrit të lartë të raportimeve të dhunës dhe abuzimeve që marrim gjatë procesit tonë të punës, duket se ky fenomen vazhdon të rritet me ritme të shpejta, ndaj dhe Fundjavë Ndryshe ka marrë përsipër krijimin e një mekanizmi për mbrojtjen, sigurinë dhe integrimin e viktimave të dhunës në familje dhe abuzimit seksual. Jemi të entuziazmuar të njoftojmë sot që kemi filluar një platformë të re të fokusuar posaçërisht në këtë çështje.” – shkruan në postimin e modeles në llogarinë e saj në Instagram
Ky program do të drejtohet nga Emina Çunmulaj si zëvendëspresidente, e cila ka punuar ngushtë me fondacionin për tre vite radhazi.
“Kjo platformë e re do të na ndihmojë jo vetëm të rritim ndërgjegjësimin, por edhe të mbledhim fonde që janë shumë të nevojshme për të garantuar sigurinë, shëndetin mendor dhe ekonomik të viktimave të abuzuara. Krahas Arbër Hajdarit dhe një ekipi të ri të profesionistëve shëndetësorë dhe juridikë, ne do të luftojmë për të sjellë drejtësi dhe stabilitet për viktimat e dhunës.” – shkruan Emina ndër të tjerash.
Ajo po ashtu ndan një link ku fton të gjithë vullnetmirët të kontribuojnë në fondin e ngritur.
Më poshtë postimi i plotë i Çunmulajt në llogarinë e saj në Instagram. /Insajderi.com