Emina Çunmulaj krenare me të shoqin, i cili po punëson mbi 500 persona

Emina Çunmulaj krenare me të shoqin, i cili po punëson mbi 500 persona

Modelja shqiptare Emina Çunmulaj është e martuar me një prej milionerëve më me influencë në Amerikë, Sam Nazarian, me të cilin kanë dy vajza.

Tani, në këtë kohë pandemie burri i saj po punëson më shumë se 500 njerëz në zonën më të madhe të LA.

Kompania e tij “SBE”, po kërkon punonjës për marketing dixhital, kontabilitet, financë, ndërtim, operacione restorantesh, marketing, zhvillim, kuzhinierë dhe specialistë të shpërndarjes.

Nga të gjitha vendet e punës, 60-70% do të jenë më orar të plotë, sipas Nazarian.

Në lidhje me këtë gjë, Emina është shumë krenare, dhe gëzimin e saj e ndau me ndjekësit në rrjetin social Instagram.

“Dashuria ime, ju jeni një udhëheqës, një shkëmb dhe një shembull për të gjithë”, ka shkruar Emina.


Ushqimet më të preferuara gjatë karantinës