Emina Çunmulaj kthehet në vendlindje për të votuar Listën Shqiptare

Emina Çunmulaj kthehet në vendlindje për të votuar Listën Shqiptare

Një nga modelet më të njohura shqiptare, Emina Çunmulaj, ka udhëtuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për në vendlindjen e saj vetëm për të treguar mbështetjen e  saj për Listën Shqiptare, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur vetë modelja shqiptare, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku thotë se tani është koha që të gjithë së bashku të votojnë numrin 10.

“Shihemi së shpejti Malësi. Hajde, vëllezër e motra…koha është tani. Të gjithë së bashku në vota për numër 10”, ishte thirrja që Emina bëri pak ditë më parë në Instagram. Ndërkohë, së fundmi ja ka ndarë me ndjekësit edhe disa imazhe tjera, duke treguar momentet e këndshme që po shijon në Malësi të Madhe, vendlindja e saj.

Zgjedhjet Parlamentare në Mal të Zi do të mbahen më 30 gusht, ndërkaq partitë shqiptare do të dalin me dy lista zgjedhore pasi nuk kanë arritur t’i tejkalojnë mosmarrëveshjet për t’u bashkuar në një listë të vetme.

Shumë shqiptarë nga diaspora kanë ardhur pikërisht për këtë ditë, që të përkrahin bashkëkombësit e tyre. /Insajderi.com