Emina Cunmulaj, ‘regjistron’ vajzën në shkollë shqiptare në Mal të zi

Emina Cunmulaj, ‘regjistron’ vajzën në shkollë shqiptare në Mal të zi

Prej disa ditësh modelja e njohur shqiptare Emina Cunmulaj ndodhet në vendlindjen e saj në Mal të zi ku nëpërmjet fotove dhe videove ka treguar se po e shijon në maksimum vizitën në Tuz.

Ajo ka zbuluar se në këto ditë ka ndërmend t’i mësojë vajzës së saj Ella të gjitha zakonet shqiptare. Dy ditë më parë, Emina tregoi se po e mësonte vajzën se si të shkulte qepë nga toka ndërsa sot, e ka çuar atë në një kopësht shqiptar.

Nëpërmjet një postimi në Instastory, Emina ka postuar një video ku tregon se e ka regjistruar Ellan përkohësisht në shkollë në mënyrë që ajo të mësohet me fëmijët dhe gjuhën shqiptare.

“Ella është në shkollë”, ka shkruar modelja pranë videos ku shihen ambientet e kopështit dhe fëmijët e tjerë që recitojnë vjersha.