Emina Çunmulaj shtatzënë për të tretën herë – zbulon gjininë e foshnjës

Emina Çunmulaj shtatzënë për të tretën herë – zbulon gjininë e foshnjës

Lajm i ëmbël na vjen sot nga Emina Cunmulaj e cila zbuloi me anë të një postimin në llogarinë e saj në Instagram, se është shtatzënë. Ky do të jetë fëmija i tretë për çiftin, Emina dhe Sam Nazarian, njofton Insajderi.

Ajo publikoi një fotografi ku shihet me vajzat e saj të gjitha të veshura në bikini ku shkruan, “Mezi po presim të takojmë vëllain tonë të vogël”.

Teksa modelja dha lajmin se familjes po i shtohet një vogëlush, në postimin e saj në Instagram ajo shkruan, “Vogëlushi ynë është rrugës dhe ne jemi të gjithë të lumtur”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by eminacunmulaj (@eminacunmulaj)

Modelja nga Mali i Zi u martuar me biznesmenin iranian-amerikan, Sam Nazarian në vitin 2015. Çifti u bekuan me vajzën e parë, Ella Faria Nazarian në mars të vitit 2016. Vajza e dytë, Mia Soraya, erdhi në jetë në maj të vitit 2018. /Insajderi.com