Emina Çunmulaj surprizon 27 fëmijë, i dërgon në plazh për herë të parë

Emina Çunmulaj surprizon 27 fëmijë, i dërgon në plazh për herë të parë

Emina Çunmulaj ditët e fundit ka qenë në Shqipëri e Kosovë ku së bashku me “Fundjavë ndryshe” u ka ardhur në ndihmë shumë familjeve në nevojë.

Modelja me famë botërore sot ka bërë një gjest të mrekullueshëm duke i rikthyer buzëqeshjen 27 fëmijëve që nuk kanë qenë kurrë në plazh.

Emina ka kaluar ditën në plazhin e Velipojës me 27 fëmijët duke i argëtuar e duke i bërë të lumtur.

“Sot sihte një ditë e mbushur me lumturi dhe gëzim. 27 fëmijë të moshës 5 deri 13 vjeçare notuan dhe panë plazhin për herë të parë në jetën e tyre. Shumica prej tyre janë fëmijë që Fundjava ndryshe dhe ju i keni ndihmuar të ndërtojnë shtëpitë e tyre, të ushqehen e vishen. Faleminderit për ndihmën dhe mbështetjen”, shkruan Emina