Eminem lëshon hitin e tij “Lose Yourself” si reklamë në kampanjën e Biden (VIDEO)

Eminem lëshon hitin e tij “Lose Yourself” si reklamë në kampanjën e Biden (VIDEO)

Hip-hop artisti me famë botërore Eminem, u ka dhënë lejen zyrtarëve të kampanjës së Joe Biden që ta lëshojnë këngën e tij të famshme “Lose Yourself” në një reklamë 45 sekondshme për kandidatin demokrat për president.

Eminem, që me prejardhje është nga Michigan, e ka shpërndarë edhe vetë reklamën më këngën ku në rreshta, pos tjerash thuhet “ti ke veç një mundësi, prandaj mos e shkatërro”, njofton Insajderi.

Eminem në vazhdimësi ka qenë shumë i rezervuar dhe protektiv që muzika e tij të mos përdorët nëpër kampanja politike.

Ai ka bërë një përjashtim këtë herë, meqë edhe në të kaluarën është shfaqur si kritik i ashpër i Trump-it.

Michigan, prej nga vjen Eminem, është një nga vendet kyçe në zgjedhejt e nesërme presidenciale.

Ky shtet, siç janë edhe 4-5 të tjerë, vazhdimisht ka qenë një nga shtetet që ka vendosur se kujt do t’i takojë fitorja.