Emma Stone me të dashur të ri pas ndarjes nga Andrew Garfield

Aktorja e suksesshme, Emma Stone ka qenë në kontakt me regjisorin Dave McCary që nga tetori i vitit 2017.

Emma Stone me të dashur të ri pas ndarjes nga Andrew Garfield

Por, dyshja ka befasuar shumë njerëz duke dalë në publik në një takim të pazakontë në Los Angelos të SHBA-ve.

Dyshja u ulën në rreshtat e parë në ndeshjen basketbollistike në mes të Los Angeles Clippers dhe Golden State Warriors.

Shumë fotografë dhe të pranishëm kanë vërejtur buzëqeshjen e aktores si dhe regjisorit, të cilët e kanë fshehur gjatë dashurinë e tyre.

Theksojmë se dyshja për herë të parë ishin takuar në shoun televiziv të së shtunës “Night Live” në fund të vitit 2016.

Para Davet, Emma ishte me aktorin Andrew Garfield me të cilin ishte në lidhje përgjatë katër vjetëve.