Emri i moderatores shqiptare përdoret rrejshëm në këmbim të të mirave materiale

Emri i moderatores shqiptare përdoret rrejshëm në këmbim të të mirave materiale

Nëse jeni përdorues i rregullt i rrjeteve sociale gjasat që keni parë dhe keni hyrë në një ‘giveaëay’ të çfarëdo lloji janë shumë të mëdha. Shumicën e kohës, nisma të tilla janë të sigurta sa i përket të dhënave tuaja personale, meqenëse u kërkohet vetëm një etiketim në postim ose shpërndarje e atij postimi, njofton Insajderi.

Mashtrime të tilla janë bërë në vazhdimësi nën emrat e shumë të famshmeve shqiptare, e së fundmi emri i moderatores shqiptare Rudina Magjstari u keqpërdor nën premtimin e shifrave të mëdha parash.

Më poshtë është postimi në faqen e Facebook që mban emrin e saj:

Për këtë ka reaguar menjëherë edhe moderatorja, duke paralajmëruar ndjekësit e saj në Facebook dhe Instagram, se kjo është mashtrim.

“Profile fals me emrin tim në FB janë duke shpërndarë postime mashtruese, ndaj ju lutem mos i bëni like apo share. Habitem se si mund të besohen gjëra të tilla, ku mashtrimi dhe gënjeshtra është kaq ashiqare, por ja që ndodhin. Brenda mundësive do t’ju lutesha edhe ti raportonit. Faleminderit”, shkruan moderatorja në llogaritë e saj në Facebook dhe Instagram.

Ndërkohë, faqja e cila ka shpërndarë postimin mashtrues është mbyllur nga Facebook, pasi që e njëjta nuk gjendet më. /Insajderi.com