Emri i vajzës së Angelina Jolie dhe Brad Pitt fsheh një histori tragjike

Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, ka marrë mjaft vëmendje mediatike si shkak i divorcit të prindërve të saj. Disa raportime tani kanë zbuluar pse ish-çifti vendosi të emërojë vajzën e tyre Shiloh dhe arsyeja është më e trishtueshme se sa mund ta imagjinonit, njofton Insajderi.Vajza e Angelina Jolie dhe Brad Pitt, Shiloh, ka marrë mjaft vëmendje mediatike si shkak i divorcit të prindërve të saj. Disa raportime tani kanë zbuluar pse ish-çifti vendosi të emërojë vajzën e tyre Shiloh dhe arsyeja është më e trishtueshme se sa mund ta imagjinonit, njofton Insajderi.

Emri i vajzës së Angelina Jolie dhe Brad Pitt fsheh një histori tragjike

Emri u vendos nga aktorja për të përkujtuar një moment tragjik të së kaluarës së familjes së saj.

Arsyeja e vërtetë pse ajo vendosi t’i jepte këtë emër vajzës së saj u zbulua gjatë një interviste për Vanity Fair, njofton Insajderi.

“Ishte një emër që prindërit e mi e patën për fëmijën e tyre të parë: Shiloh Baptist – por fatkeqësisht ndodhi aborti. Babai im po xhironte në Gjeorgji dhe ky ishte emri më jugor që prindërit e mi mund të mendonin”, kujtoi ajo.

“Është një emër që më ka pëlqyer gjithmonë. E përdorja kur shkoja në hotele: Shiloh Baptist. Kështu edhe Brad më telefonte duke më kërkuar nën këtë emër, sa herë që isha larg në ndonjë hotel”, shtoi Jolie.

Shiloh Jolie-Pitt is now a teenager and Angelina Jolie celebrated ...