Enca ironizon me ‘Denverin’ e “La Casa de Papel”: Ia vlen ta gjuaj këtë?

Enca ironizon me ‘Denverin’ e “La Casa de Papel”: Ia vlen ta gjuaj këtë?

Këngëtarja e njohur, Enca Haxhia, këto ditë të izolimit po i shfrytëzon për të qenë më aktive në rrjetet sociale.

Shpesh ajo publikon fotografi të ndryshme nga përditshmëria, teksa së fundmi ka vendosur të ironizojë me një personazh shumë të njohur për publikun shqiptar.

Këngëtarja ndau me fansat një imazh të aktorit Jaime Lorente, i cili luan rolin e ‘Denverit’ në serialin shumë të shikuar të Netflix, “La Casa de Papel”.

Teksa publikoi një fotografi të aktorit, Enca shkroi me shaka në mbishkrimin e imazhit: “Si thoni ju? Ia vlen ta gjuajë këtë motra juaj”.

Foto: Enca Haxhia/InstaStory

Më pas, këngëtarja me shaka shkruan se nuk e njeh si personazh të serialit, duke ironizuar edhe me faktin që ndjekësit po i thonë se ai është “i zënë”.

“Nuk e di kush është Denveri, se ne nuk shohim ‘La Casa de Papel’, shohim ‘Elite’ Dhe pse po me thoni që qenka i zeënë? (Jo shumë gjatë)”, ka shkruar tutje këngëtarja Haxhia.