Enca: Muzika tallava është pjesë e kulturës shqiptare

Enca: Muzika tallava është pjesë e kulturës shqiptare

Pak ditë më parë Enca publikoi këngën e re me titull “ Hajde” dhe i habiti të gjithë me bashkëpunimin surprizë  me këngëtarin e mirënjohur, Muharrem Ahmetin.

Kjo është hera e parë që Enca sjell  një këngë tallava dhe në një intervistë për “Prive”,   këngëtarja ka treguar se ky zhanër muzike është pjesë e kulturës shqiptare.

“E dëgjoj muzikën tallava. Ka  këngë që më pëlqejnë shumë, në momente  të caktuara kur dua të kërcej e dëgjoj. Fundja është një pjesë e kulturës shqiptare e ballkanase, është pjesë e jona e s’kam pse ta paragjykoj unë e kushdo tjetër”, është shprehur  Enca.