Enca ndan me fansat e saj një lajm të trishtë

Enca ndan me fansat e saj një lajm të trishtë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka ndarë një lajm të trishtë me fansat e saj.

Përmes InstaStory, Enca ka ndarë lajmin se gjyshi i saj është ndarë nga jeta.

“Ndaj shumë në social media po gjërat personale që kamë afër zemrës nuk i ndaj pothuajse kurrë… Disa ditë më parë një nga njerëzit më të dashur të rëndësishëm në jetën time u nda nga jeta,” bën me dije Enca.

“Gjyshi im i dashur, artist në shpirt dhe në vepra, të dua dhe do të kujtoj gjithmonë.”

E sa i përket fushës muzikore, Enca ka sjellur këtë verë këngët “Rakia” dhe “Suavele”. /Insajderi.com