Enda pa filluar shitja e biletave, faqja bie nga sistemi

Enda pa filluar shitja e biletave, faqja bie nga sistemi

Sot në orën 16:00 do të fillojë shitja e biletave për ndeshjen e shumëpritur, Kosova – Anglia.

Kosova – Anglia është takimi i fundit që kombëtarja e Kosovës e zhvillon në kuadër të ciklit kualifikues për ‘Euro 2020’, transmeton Insporti

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, më 17 nëntor me fillim nga ora 18:00, në ‘Fadil Vokrri’.

Teksa kanë mbetur vetëm disa minuta nga fillimi i shitjes së biletave, kanë filluar të vërehen parregullsitë e para në uebfaqen ku bëhet blerja online e biletave, ‘tiks app’.

Faqja duket se është e bllokuar teksa aty shfaqet një mesazh ku thuhet se “nuk mund të kyçeni derisa të fillojë shitja e biletave”, derisa nuk shfaqet asgjë tjetër, ndërsa kyçja është e pamundur.

Më poshtë keni mesazhin që shfaqet në faqen e ‘tiks app’. /Insporti.com/