Ende asgjë për fatin e Emiliano Sala – familja e futbollistit e ka këtë lutje

Ende asgjë për fatin e Emiliano Sala – familja e futbollistit e ka këtë lutje

Familja e futbollistit të zhdukur të Cardiff Cityt, Emiliano Sala, ka lutur shpëtimtarët që të vazhdojnë kërkimet për 28-vjeçarin.

Policia sot (e mërkurë) ndali operacionin e kërkimit, për shkak të kushteve të rënda në det, transmeton Insporti

Aeroplani i Salas u zhduk të hënën mbrëma, derisa kërkimet për të dhe pilotin pas dy ditësh nuk sollën asnjë rezutlat.

Piper Malibuja (aeroplani me të cilin po fluturonte Sala), po e transportonte futbollistin nga Nantesi në Cardiff, ku do të ribashkohej me lojtarët e ekipit të tij të ri.

Lule dhe qirinj janë vendosur në sheshin kryesor të Nantes, teksa kërkimet për Emiliano Salan vazhdojnë

Flowers and candles have been placed in Nantes’ main square as search for Emiliano Sala continues.

“Pas një kërkimi intensiv duke përdorur helikopter të shumtë dhe një varke shpëtimi përgjatë nëntë orëve të fundit, nuk kemi gjetur asnjë gjurmë të aeroplanit të zhdukur”, shkroi policia e Guernsey në Twitter.

Ndërsa, shtoi se “vendimi për të rifilluar apo jo me kërkimet do të merret në orët e hershme të mëngjesit”.

Në një konferencë shtypi në Argjentinë, zëdhënësi i familjes, Martin Molteni, u tha gazetarëve se është “esenciale që kërkimi të vazhdojë”, dhe se familja dëshiron nga shpëtimtarët që “të përdorin të gjitha mënyrat e mundshme” për të zbuluar më shumë.

Sala, 28-vjeçar, nënshkroi fundjavën që shkoi me ekipin e Cardiff Cityt në Premierligë, duke u transferuar nga Nantesi në Francë. /Insporti.com