Në orët e mbrëmjes, ka ndodhur një aksident në fshatin Celinë të Rahovecit, me ç’rast ka humbur jetën një person.
Një person ka humbur jet�" />

Ende nuk është identifikuar viktima në aksidentin në fshatin Celinë

Ende nuk është identifikuar viktima në aksidentin në fshatin Celinë

Në orët e mbrëmjes, ka ndodhur një aksident në fshatin Celinë të Rahovecit, me ç’rast ka humbur jetën një person.

Një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar në një aksident ku u përfshinë dy vetura në fshatin Celinë të Rahovecit.

Drejtori i Policisë së Gjakovës, Ahmeti Hasi, ka thënë për lajmi.net, se deri më tani akoma nuk është arritur që të bëhet identifikimi i viktimës për shkak të mungesës së dokumentacionit.

Hasi po ashtu ka treguar se janë gjetur disa dokumente mirëpo, ato nuk i përkasin viktimës.

“Akoma nuk kemi arritur që ta identifikojmë viktimën. Jemi në vendin e ngjarjes dhe jemi duke bërë përpjekje që të bëjmë identifikimin e tij, por deri më tani ka qenë e pamundur. Kemi gjetur disa dokumente, mirëpo ato dokumente që i kemi gjetur në vendin e ngjarjes nuk i përkasin viktimës, por jemi duke bërë përpjekje që sa më shpejt ta identifikojmë viktimën”, ka treguar Hasi.

Hasi po ashtu ka deklaruar se shkaktar i këtij aksidenti ka qenë shpejtësia e madhe.

“Dyshohet se deri te aksidenti ka ardhur për shkak të shpejtësisë dhe deri më tani në bazë të dëshmive supozohet se njëri prej automjeteve ka hyrë në tejkalim. Shpejtësia ka qenë shkaktari kryesor”, ka treguar Hasi.

Ndryshe, katër persona kanë mbetur të lënduar nga ky aksident ku u përfshin dy vetura mirëpo, dy prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë dërguar në Spitalin e Gjakovës.