Endrit Shala e “shkel” Kuvendin për herë të parë

Endrit Shala e “shkel” Kuvendin për herë të parë

Endrit Shala, do të jetë njëri nga deputetet e Nismës Socialdemokrate.

Pas shumë sfidave për kalim të pragut ose jo, ai sot përfundimisht ka njoftuar se për herë të parë do jetë pjesë e Kuvendit.

“Faleminderit për besimin! Sot më në fund, KQZ certifikojë rezultatet e zgjedhjeve të 6 tetorit 2019”.

“Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe krenar të ju njoftoj se nga sot edhe zyrtarisht jam zgjedhur për herë të parë deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Shala në profilin e tij në Facebook.

“Është nderi më i madh i jetës sime që të jem zëri juaj, zëri i popullit tim në Kuvendin e Republikës. Ashtu siç jam zotuar dhe ashtu si u kam premtuar, unë do të jem zë i secilit prej jush”.

Shala ka marrë 6830 vota.