Endrit Shala edhe zyrtarisht ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Endrit Shala edhe zyrtarisht ministër i Tregtisë dhe Industrisë

Katër muaj pasi Prokuroria e Gjakovës ngriti aktakuzë ndaj Endrit Shalës për posedim të paautorizuar të armëve, këshilltari i zëvendëskryeministrit të Kosovës, Endrit Shala është emëruar sot ministër i Tregtisë dhe Industrisë.

Ai deri më sot ka qenë këshilltar i zëvendëskryeministrit të Kosovës Fatmir Limaj.

Mirëpo, Shala është bërë i famshëm në nëntor të vitit të kaluar kur u shfaq në një video teksa gjuante me armë zjarri nga oda e shefit të tij, Fatmir Limajt, në fshatin Banjë të Malishevës.

Në këtë skandal, për të cilin opozita kishte thirrur në interpelancë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj, janë të përfshirë edhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku. Në momentin kur Shala gjuajti me armë, i pranishëm ishte edhe zëvendëskryeministri Limaj.

Vendimin për emërimin e Shalës në këtë pozitë e ka marr kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Shala emërohet në këtë pozitë pasi që ditë më parë nga kjo pozitë ishte shkarkuar Bajram Hasani.

Videon e gjeni duke klikuar KËTU