fbpx

Endrit Shala: Krejt i muj vet, edhe ata tuj pi çaj bile

Endrit Shala: Krejt i muj vet, edhe ata tuj pi çaj bile

Mbrëmë debati televiziv në Pressing, është përcjellë me përplasje nga të gjithë të pranishmit. Ajo më e madhja doli të jetë mes anëtarit të LVV Haki Abazit dhe anëtarit të PSD-së Dardan Molliqaj.

Por, përveç përplasjeve ka pasur edhe deklarata të ndryshme. Një ndër to është deklarata e ministrit të largim të Ministrisë së Tregtisë nga radhët e NISMËS, i cili iu ka përgjigjur Ardian Gjinit në lidhje me dëmtimin që sipas tij ja kanë bërë NISMËS në bastione, shkruan Gazeta Insajderi.

“Për Gjinin dhe Gjinat e tjerë që bash NISMA Socialdemokrate i ka bërë ministra, e i ka dërguar ku janë të cilët çdo ditë të lume rrinë duke tentuar ta dëmtojnë NISMËN në bastionet e veta atyre ua jap sot një përgjigje”, ka thënë fillimisht Shala, përgjigja e të cilit më pastaj ishte epike.

“O pa udhëheqje e partisë, pa Fatmir Limajn, pa Bilall Sherifin, pa Haxhi Shalën, pa Zafir Berishën dhe pa të tjerët, veç unë si Endrit, me struktura e rinisë së NISMËS Socialdemokrate dhe bastionet e NISMËS, i muj vetë në Malishevë edhe ata tuj pi çaj. Krejt ata, mos t’premeni emra”, është shprehur ai./ Insajderi.com