Enis Bardhi rezulton pozitiv me COVID-19

Enis Bardhi rezulton pozitiv me COVID-19

Skuadra e Maqedonisë së Veriut ka nisur fazën përgaditore për EURO 2020.

Mirëpo, qysh në fillim ky klub u përball me një problem të madh. Lojtari i tyre kryesor, Enis Bardhi ka rezultar pozitiv me COVID-19, në testet për Coronavirus.

Lajmi i mirë është që Bardhi nuk ka pasur kontakt me bashkëlojtarët e tjerë në skuadrën maqedonase, kontaktin e fundin mesfushori e kishte pasur me kolegët e tij te skuadra spanjolle Levante.

Maqedonia do të debutojë për herë të parë në një kompeticion madhor siç është EURO 2020.

Ndeshjen e parë skuadra e Angelovskit do ta luajë më 13 qershor kundër Austrisë, ndërsa katër ditë më vonë do të ketë përballë Ukrainën, ndërsa ndeshjen e fundit të fazës së grupeve do ta luajë kundër Holandës në Amsterdam. /Insajderi.com