Enis Bardhi shënon, Levante fiton

Enis Bardhi shënon, Levante fiton

Futbollisti shqiptar që luan te klubi spanjoll Levante, Enis Bardhi ka realizuar gol për këtë skuadër në ndeshje kundër Espanyol vendës.

Ishte pikërisht Levante që përmes Mayoral kaloi në epërsi pas 14 minutave, ndërsa Lopez barazoi për ekipin vendës.

Në pjesën e dytë, saktësisht pas 67 minutave, Enis Bardhi shënoi golin e epërsisë për Levante 2:1.

24 vjeçari bëri disa lëvizje të mira, deshi të asistoj, por ju kthye topi, pastaj bëri një rrotullim fantastik duke ikur mbrojtjes kundërshtare për të shënuar nga rreth 16 metra.

Në fund të takimit u shënua autogol nga Pedrosa për të pësuar humbje Espanyol 1:3 nga Levante.

Levante është në pozitën e 11-të, kurse Espanyol në fund të tabelës së La Liga pas 30 ndeshjeve.

/Insajderi.com/