Enis Gavazaj i ndanë rrugët me Kukësin

Enis Gavazaj i ndanë rrugët me Kukësin

Futbollisti nga Kosova, ish anëtar i Prishtinës dhe Lirisë së Prizrenit, i ka ndarë rrugët me klubin nga liga Shqiptare, Kukësi.

Njoftimin e ka bërë vet klubi i Kukësit, të cilët kanë njoftuar se kontrata është ndërprerë me pajtim të dyanshëm.

“Presidenti i klubit dhe sulmuesi Gavazaj kanë pasur një takim me njëri-tjetrin dhe më pas kanë vendosur të ndërpresin bashkëpunimin. Kontrata e Gavazajt përfundonte verën e ardhshme, megjithatë palët kanë shtrënguar duart duke ndërprerë kontratën para kohe”, njofton Kukësi, transmeton Insajderi.

Gavazaj, pritet të kthehet në Kosovë dhe të nënshkruaj më njërën nga klubet që garojë në Superligë./Insajderi.com.