Enrique Iglesias do të marrë vlerësimin më të rëndësishëm të karrierës së tij

Enrique Iglesias do të nderohet si “top artisti latin më i mirë i thë gjitha kohërave”, në eventin e ndarjes së çmimeve të këtij viti në “Billboard Latin Music Awards”.

Enrique Iglesias do të marrë vlerësimin më të rëndësishëm të karrierës së tij

Prodhuesi i hitit ‘Hero’ do të marrë vlerësimin në “BB&T Center” në Sunrise, Florida në 21 tetor në njohje të karrierës së tij muzikore, duke përfshirë shitjen e më shumë se 180 milionë disqeve, njofton Insajderi.

Muzika e tij është transmetuar 19 miliardë herë dhe ai gjithashtu ka 17 miliardë shikime video. Mbi 10 milionë njerëz kanë marrë pjesë në koncertet e tij në të gjithë botën.

Afo Verde, kryetar dhe drejtor i përgjithshëm i “Sony Music Latin Iberia”, tha: “Enrique është një artist ikonë, një yll global, një profesionist i klasit të lartë dhe më e rëndësishmja një qenië njerëzore e mahnitshme. Muzika e tij ka tejkaluar brezat. Ky çmim shumë i merituar është një dëshmi e ndikimit të tij të vazhdueshëm. Ishte një nder për ne në Sony Music të punojmë me të. Urime, Enrique!”

Në vitin 2018, Enrique pranoi se dëshiron të heqë dorë nga turnetë muzikore një ditë dhe të përqendrohet në familjen e tij.

Enrique ka binjakë dy-vjeçarë Lucy dhe Nicholas dhe Mary, tetë muaj, me partneren e tij Anna Kournikova. /Insajderi.com

Burimi: List.co.uk