Enver Hasani i reagon Shpend Ahmetit

Enver Hasani i reagon Shpend Ahmetit

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, bëri thirrje për ndryshime kushtetuese për të qartësuar disa nene, pasi siç tha ai, askush nuk ka marr iniciativë për të ndryshuar “vendimet absurde të Enver Hasanit, njofton Insajderi.

Për këtë ka reaguar Enver Hasani, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se nuk i shkon një kryetari të komune të përdorë terma pezhorativ ndaj një kryetari të respektuar kushtetues.

Hasani përmes një reagimi dërguar Ekonomia Online, tha se vendimet e Kushtetueses kanë përmbysur konjukturat e atyre që humbin zgjedhjet, duke mos i lënë të njëjtit që nëpër kafe e restorante të Prishtinës të themelojnë institucione e të rrëzojnë qeveri të zgjedhura me votën e lirë të qytetarëve të vendit./Insajderi.com