Enver Hasani ka imunitet, nuk ndiqet për falsifikim

Enver Hasani ka imunitet, nuk ndiqet për falsifikim

Ish kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, zyrtarisht nuk është nën hetime si person i dyshuar për vepër penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtardhe falsifikimit të dokumenteve zyrtare.

Më saktësisht, Enver Hasani i ka shpëtuar akuzës se ka falsifikuar nënshkrimin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan.

Gjykata Themelore e Prishtinës – Departamenti për Krime të Rënda, rrëzoi akuzën e prokurorisë Speciale “për shkak se cështja në fjalë ka të bëjë me imunitet funksional të Kryetarit dhe Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetueses të Republikës së Kosovës”.

vendimi1

Dokumenti i Gjykatës Themeleore i siguruar dhe publikuar nga Klan Kosova, si arsyetim tjetër në këtë aktvendim të gjykatës themelore përmendet edhe pavarësia në vendim-marrje e kryetarit dhe gjykatësve, “e cila pavarësi garantohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe ligjet në fuqi”.

“Dhënia e çfarëdo dokumenti apo dëshmie e gjyqtarit Robert carolan autoriteteve publike jashtë Gjjykatës Kushtetuese përbën cenim të hapur të të gjitha normave vendore dhe ndërkombëtare dhe se seriozisht e pengon pavarësinë e gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës në ushtrimin e funksionit të tyre”, thuhet në dokument.

vendimi2

Për këtë arsye, aktgjykimi thotë se “procedimet kundër Enver Hasanit dhe Arta Rama-Hajrizit nuk kanë mund të inicohen fare dhe nuk duhet të vazhtojnë për shkak të imunitetit të tyre funksional”.