Enver Hasani për zgjedhjen e presidentit: Pa 80 vota në kuti, nuk shkohet në raundin e dytë

Enver Hasani për zgjedhjen e presidentit: Pa 80 vota në kuti, nuk shkohet në raundin e dytë

Enver Hasani, Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, thotë se deputetët kanë obligim kushtetues që të qëndrojnë në sallë kur të votohet presidenti, njofton Insajderi.

“Deputetët nuk mund të mungojnë pos me leje të kryetarit të Kuvendit”, ka thënë Hasani në “Debat Plus”. Sipas tij qysh në raundin a parë në kutinë e votimit duhet të jenë votat e 80 deputetëve.

“Nëse kandidati nuk i merr 80 vota pro, shkohet në raundin e dytë. Por nëse nuk janë 80 vota në kuti [kuorumi i 2/3 së deputetëve], procesi nuk vazhdon dhe brenda 60 ditëve nëse nuk vjen në rend ditë zgjedhja e presidentit përsëri, shkohet në zgjedhje”, është shprehur Hasani.

Hasani ka thënë se kryetari  i ri i Kuvendit me automatizëm e merr postin e presidentit dhe e ushtron atë detyrë për aq ditë sa kanë mbetur.

“Kryetari i ri nuk e vazhdon detyrën e Osmanit, por e vazhdon atë kohë prej kur ka shkuar Hashimi në Hagë. Nuk vazhdohet ajo detyrë pasi nuk mund të ketë ushtrues të detyrës së ushtrueses së detyrës”, ka thënë ndër të tjera Enver Hasani./Insajderi.com