Enver Hoxhaj: Nuk është diskutuar brenda PDK-së futja në Qeveri

Enver Hoxhaj: Nuk është diskutuar brenda PDK-së futja në Qeveri

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka folur rreth spekulimeve të futjes eventuale të partisë ku ai bën pjesë në qeveri, njofton Insajderi.

Në emisionin ‘Pressing’, Hoxhaj ka thënë se  ende nuk është opsion real futja në Qeveri e PDK-së.

“Si parti nuk kemi dilemë që a të jemi në qeveri apo jo. Deri më tash nuk është diskutuar në strukturat e partisë. Dhe asnjëherë unë me ndonjërin prej zyrtarëve të lartë nuk e kemi diskutuar. Nuk ka qenë temë deri më tash”.

Tutje Hoxhaj ka shtuar se presioni i Gjykatës Speciale e ka rritur presionin mbi partinë demokratike, dhe ky fakt e ka komplikuar situatën e PDK-së në raport me qëndrimin e saj për futje ose jo në qeverisje.

“Perceptimi se Gjykata Speciale mund të veprojë ka shtuar presionin mbi ne. Kjo deklarata e Gjykatës Speciale ka krijuar një presupozim se për shkak të kësaj Gjykate nuk do të marrim ndonjë vendim. Së dyti, sjellja jon politike ka qenë tipike prej vitit 2004-2007”./Insajderi.com