Enver Hoxhaj për Vjosa Osmanin: Është përçarëse

Enver Hoxhaj për Vjosa Osmanin: Është përçarëse

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se Vjosa Osmani nuk është faktor unifikues, por përçarëse.

Pas votimit të kryeparlamentarit, ku PDK votoi kundër përpos Xhavit Halitit, Enver Hoxhaj, tha se “populli i ka dhënë mandatin Kurtit Osmanit të formojnë institucionet”.

“Është përgjegjësi e tyre, nuk mund të llogarin në PDK-në”, tha ndër tjerash Hoxhaj.

Kandidati për kryeministër në zgjedhjet e 14 shkurtit nga PDK, tha se gjatë ditës së sotme nuk kishte gaz lotsjellës, sikur në të kaluarën.

Ndërkohë, përpos kryeparlamentarit – sot pritet që të votohet edhe kryeministri. /Insajderi.com