Pasojat

“Epidemia e dhunimeve” në Nigeri

Nigeria raporton për rritje te madhe të rasteve të dhunimit. Arsye po del të jetë mbyllja gjatë pandemisë.

“Epidemia e dhunimeve” në Nigeri

Ministrja e Punëve për Gratë në Nigeri, Pauline Tallen, u ka bërë thirrje organeve të rendit që të shpejtojnë hetimet rreth numrit alarmues të dhunimeve në vend gjatë kohës së mbylljes për shkak të pandemisë, shkruan BBC, njofton Klan Kosova.

Tallen ka njoftuar se ka pasur një rritje enorme të dhunimeve gjatë kësaj kohe.

Sipas saj, problemi është tek mbyllja e burrave gjatë gjithë kohës në shtëpi, çka ka shkaktuar rritje të dhunës në familje në përgjithësi, por edhe të dhunimeve në veçanti.

Problemin me rritjen e dhunës në familje gjatë mbylljes për shkak të virusit e kanë pasur edhe vende të tjera, përveç Nigerisë.

Porse, në vendin afrikan rastet e raportimit të dhunimeve dhe dhunës në familje janë rritur për trefish./Insajderi.com