fbpx

Epoka parahistorike shumë afër kthimit – shkencëtarët gjejnë gjak brenda kafshës antike

Epoka parahistorike shumë afër kthimit – shkencëtarët gjejnë gjak brenda kafshës antike

Shkencëtarët kanë gjetur gjak të lëngshëm në kufomën e një mëzi të ngrirë të gjetur në Siberi i cili besohet të ketë mbetur aty që para 42 mijë viteve, shkruan Insajderi.

Besohet se është kafsha më e vjetër deri tani dhe shkencëtarët po shpresojë ta klonojnë atë për të kthyer kafshë të tilla prapë në tokë.

Ata tanimë kanë treguar se janë shumë optimist për këtë proces të klonimit.

Sipas autopsisë ka rezultuar se foshnja parahistorike ka vdekur dy javë pas lindjes pasi ishte mbytur në ujin e akullt të Siberisë.

Puna ka avancuar aq shumë,sa që tani shkencëtarët po kërkojnë një nënë e cila do të jetë në gjendje të sjell në jetë kalin  antik.

Ekipi i hulumtuesve po udhëhiqet nga eksperti i klonimeve, profesor Hwang Woo-suk, i cili po mundohet të marrë edhe mbetjet e mamuthëve na këto zona të ngrira dhe t’i kthej gjigantët prapë në jetë./Insajderi.com