Era Istrefi ka gati tri këngë të reja me të cilat tenton ta përsërisë suksesin e “BonBon”

Era Istrefi ka gati tri këngë të reja me të cilat tenton ta përsërisë suksesin e “BonBon”

Era Istrefi është gati për të lansuar këngën e re me videoklip.

Këngëtarja në muajin gusht do të sjellë këngën ritmike “No I Love You”.

Kënga, e cila pritet të publikohet më 25 gusht do të jetë dueti i parë në gjuhën angleze për këngëtaren.

Istrefi do të këndojë së bashku me French Montana, i cili me këngën “Unforgettable” dhe albumin “Jungle Rules” gjendet në majë të top-listave botërore.

Përveç këtij projekti, Era Istrefi ka incizuar edhe dy këngë të tjera duke formuar edhe listën e plotë të albumit debutues në anglisht, njofton Kult Plus.

Bëhet e ditur, se këngët e reja titullohen “Sapphire” dhe “Home with you”, këngë këto, të punuara nga producentë të njohur me të cilët bashkëpunon këngëtarja për tregun botëror./Insajderi.com