Era Rusi tregon si e kapi mat të dashurin duke e tradhtuar: Më ishte fikur telefoni…

Era Rusi tregon si e kapi mat të dashurin duke e tradhtuar: Më ishte fikur telefoni…

Jeta e personazheve të showbizit përflitet shpesh sa i përket jetës së tyre profesionale dhe personale.

Duke mos harruar asnjëherë që edhe ata njerëz si ne, e ndonjëherë edhe ndodh të tradhtohen.

Këngëtarja shqiptare Era Rusi, jo vetëm e paska përjetuar tradhtinë, por në mënyrë të paqëllimshme, ka kapur mat të dashurin, duke ia dredhur pas krahëve.

E ftuar në emisionin e “Diell” këngëtarja tregoi momentin e vështirë kur iu desh të përballej më një situatë të sikletshme.

“Unë nuk jam natyrë gërricëse, por Zoti mi sjell vetë gjërat” pohon Era. “Një ditë më ishte fikur telefoni, por më duhet të shkoja në koncert. Ia marr telefonit shokut tim dhe i kërkoj atij të marrë disa tualete tek makina kur ndërkohë vjen një përgjigje nga një numër që nuk e njihja ku shkruhej: “mirë faleminderit. Aq desha unë”.

“Unë e kam shtëpinë në kat të shtatë dhe shoku e ka bërë rrugën për 30 sekonda nga sikleti. Kur ai erdhi lart, unë nuk reagova dhe ia ktheva mbrapsht telefonin. Kur mbërrij afër vendin të koncertit, i kërkoj sërish telefonin dhe gjejeni pak, mesazhi nuk ekzistonte më. Hë ma sqaroni pak përse e kishte fshirë?” u shpreh më tej Era, duke mos e sqaruar nëse bëhej fjalë për historinë më të fundit të dashurisë apo jo.