Erdogan betohet si Presidenti i parë ekzekutiv i Turqisë

Erdogan betohet si Presidenti i parë ekzekutiv i Turqisë

Rexhep Tajip Erdgoan, është betuar si presidenti i parë ekzekutiv i Turqisë, pas fitores së tij në zgjedhjet e 24 qershorit.

Ai pritet të njoftojë kabinetin e tij më vonë gjatë ditës, njofton Klan Kosova.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, ka premtuar se do heqë gjendjen e jashtëzakonshme të krijuar në Turqi.

Erdogan fitoi një shumicë absolute në zgjedhjet presidenciale me 52.59 për qind të votave, sipas Këshillit të Lartë Zgjedhor të Turqisë (YSK).