Erdogan drejtuar Macronit: Do ta keni një problem shumë të madh me mua personalisht

Erdogan drejtuar Macronit: Do ta keni një problem shumë të madh me mua personalisht

Presidenti i Turqisë, Recep Taip Erdogan, i është kundërpërgjigjur ashpër presidentit të Francës, Emmanuel Macron, pasi ky i fundit tha se “Nuk ka probleme me popullin turk por me Erdoganin”.

Erdogan i është drejtuar Macronit, duke i thënë se “do të ketë një problem shumë të madh me mua personalisht”.

“S’dua t’ja përmend emrin, por më duhet ta bëj sepse ai është shumë i angazhuar duke u marrë me mua personalisht. Ai tha se s’ka problem me popullin turk, por me mua, atëherë i them: Z.Macron, do të kesh një problem shumë të madh me mua personalisht“, u shpreh Erdogan gjatë një aktiviteti për përkujtimin e grushtit të përgjakshëm të shtetit në 1980.

Po ashtu Erdogan ka përmendur siç ka thënë ai “masakrat e Francës në Algjeri”.

“Ju nuk mund të na mbani leksione mbi njerëzimin,” shtoi ai, duke kujtuar masakrat në Algjeri ku u vranë rreth 1 milion njerëz dhe në Ruandë ku u vranë 800,000 njerëz”, ka thënë Erdogan, raportonHürriyet Daily News, transmeton Insajderi.

“Mos u ngatërroni me Turqinë dhe popullin turk,” deklaroi Erdogan ndaj presidentit Macron. /Insajderi.com