Erdogan e Vuçiq diskutojnë në telefon për Kosovën

Erdogan e Vuçiq diskutojnë në telefon për Kosovën

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, bisedë në të cilën Erdoganni ka kërkuar që të vazhdohet dialogu mes Kosovës e Serbisë.

Siç shkruajnë mediat në Serbi, presidenti turk i ka thënë homologut serb se duhet arritur një marrëveshje kompromisi dhe ka porositur se “do të mbështes çdo marrëveshje të arritur mes serbëve e shqiptarëve”, transmeton Koha.net.

Erdogani, siç raporton “Tanjugu”, ka thënë se do ta pres presidentin serb Vuçiq si mysafir në ceremoninë e hapjes së aeroportit të ri të Stambollit në Ditën e Republikës Turke më 29 tetor.

Vuçiqi e Erdogani janë pajtuar që marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve janë në rritje.

Dy bashkëbiseduesit janë pajtuar që të nisin përgatitjet për një vizitë zyrtare të Erdoganit në Serbi gjatë 2019-ës.