Erdogan flet për vdekjen e Mohamed Morsit

Erdogan flet për vdekjen e Mohamed Morsit

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka deklaruar se ish-presidenti i parë i Egjiptit i zgjedhur në rrugë demokratike, Mohamed Morsi, i cili më herët ndërroi jetë, ishte “simbol i shtypjes” kundër tij dhe kombit të tij, raporton Anadolu Agency (AA).

“Morsi është dëshmor që humbi jetën gjatë luftës së tij në të cilën besonte. Historia kurrë nuk do t’i harrojë tiranët që shkaktuan martirizimin e tij”, deklaroi presidenti Erdoğan.

Televizioni shtetëror egjiptian raportoi se 67-vjeçari Morsi humbi vetëdijen dhe ndërroi jetë në seancën gjyqësore ku ai përballej me një mori akuzash që kur u rrëzua dhe u burgos në grusht shtetin ushtarak në vitin 2013.

Morsi u dënua me 48 vjet burgim gjithsej në katër nga gjykimet e hapura kundër tij, ndërkohë që vazhdonte procesi i gjykimit në dy raste të tjera.

Ish-presidenti Morsi në vitin 2013 u largua nga detyra përmes një puçi ushtarak nga ministri i atërhershëm i Mbrojtjes dhe më pas president i Egjiptit, Abdel Fattah el-Sisi.