Erdogan ka një kërkesë për krerët e vendeve myslimane

Erdogan ka një kërkesë për krerët e vendeve myslimane

Presidenti i Republikës së Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u bëri thirrje udhëheqësve të vendeve muslimane të intensifikojnë aktivitetet e tyre me qëllim të zgjidhjes së krizës në Mianmar.

Sipas të dhënave të siguruara nga burime të Presidencës së Turqisë, Erdoğan sot ka zhvilluar bisedë telefonike me presidentin e Mauritanisë, Muhammed Veled Abdulaziz, presidentin e Pakistanit, Memnun Husein, presidentin e Iranit, Hasan Ruhani dhe emirin e Katarit, Shejh Temim bin Hamad Al Thani.

Gjatë bisedave telefonike, Erdogan ka uruar që Kurban Bajrami të sjell të mira për botën islame dhe gjithë njerëzimin, duke theksuar se problemet në Siri, Irak, Jemen, Palestinë dhe Libi, kanë hijëzuar gëzimin e myslimanëve në Bajram.

Presidenti turk më tej ka thënë se dhuna ndaj myslimanëve në Mianmar e ka pikëlluar thellësisht botën islame.

Ai u ka bërë thirrje udhëheqësve të vendeve myslimane të intensifikojnë aktivitetet për të zgjidhur krizën humanitare në Mianmar, ku myslimanët në zonën e Arakanit i janë nënshtruar dhunës nga ushtria e Mianmarit dhe murgjit budistë.

Siç mësohet, bisedat telefonike të presidentit Erdohan do të vazhdojnë.