Erdogan rrëfehet pas alivanosjes në xhami

Erdogan rrëfehet pas alivanosjes në xhami

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan pas faljes së festës së Fitër Bajramit ka bërë të ditur se gjendja e tij shëndetësore është përmirësuar.

Pas faljes së Bajramit, Erdogan mbajti një konferencë ku tha se kishte një problem të vogël me qarkullimin e gjakut.

“Kam një problem të vogël me tensionin e gjakut që lidhet me diabetin tim”, tha para gazetarëve Erdogan para xhamisë. “Faleminderit Zotit tani jam mirë tani”, u shtoi ai.

Një gazetar i gazetës “Hurriyet” i cili po e ndiqte presidentin Erdoganin tregoi se ai u rrëzua në orën 6 të mëngjesit, para fillimit të lutjeve për festën e Fitër Bajramit.

Ai ka treguar se “truprojat e tij kanë vrapurar shpejt vrapuan në vendngjarje ku më pas erdhen edhe mjekët”, tha Aziz Ozen.

“Presidenti u dërgua në një pjesë tjetër të xhamisë ku gazetarët nuk u lejuan të hynin derisa Erdogani u foli atyre pas faljes së Bajramit. /Insajderi.com