Erdogan shkarkon ambasadoren turke në Maqedoni

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan përmes një dekreti ka shkarkuar ambasadoren e Turqisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Tulin Erkall Kara. Erdogan ka shkarkuar edhe krerë të tjerë të misioneve diplomatike turke në disa vende të tjera, raporton Hurriyet Daily News.

Erdogan shkarkon ambasadoren turke në Maqedoni

Përveç Kara, janë shkarkuar edhe 14 ambasadorë të tjerë turq në mbarë botën, respektivisht në Algjeri, Bangladesh, Bjellorusi, Vietnam, Gambia, Guatemala, Republika Dominikane, Estoni, Jordani, Kazakistan, Turkmenistan, Qad, Kili dhe Sri Lanka.

Sipas dekretit, përfaqësuesit e rinj diplomatikë do të emërohen në vend të tyre ndërsa ende nuk dihet  arsyeja e vendimit të Erdogan./Alsat-M/.